Obama nis pushimin veror

11.08.2013 (komentet: 0)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka nisur pushimin veror në Ishullin Martha's Vineyard të shtetit Masaçusets.

 

 

Ai dhe Zonja e Parë, Michelle, do të qëndojnë nëntë ditë në një shtëpi me gjashtë dhoma gjumi në qytetin Çillmark.

Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se Obama do të marrë njoftime të rregullta për sigurinë kombëtare dhe çështjet e brendshme.

Këshilltarja e sigurisë kombëtare, Susan Rice, dhe zëvendësshefi i personelit, Rob Nabors, janë në mesin e kontingjentit të vogël të ndihmësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët do të jenë me Obamën gjatë pushimit.

Presidenti do të kthehet në Uashington më 18 gusht.

dhe partnerët e koalicionit.

Kthehu mbrapa

Shto koment