Më pëlqen të bëhem nuse me tradita shqiptare!

08.03.2014 (komentet: 0)

Edhe pse refuzon të tregojë nëse është në lidhje me vëllain e Granit Xhakës, Taulantin, bukuroshja shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër, Dorina Podrimja, është e sigurt se do të bëjë një dasëm me tipare tradicionale shqiptare.

http://kokaj.net/showbiz-detale/items/me-pelqen-te-behem-nuse-me-tradita-shqiptare.html

Dorina, e cila ka arritur shumë suksese në pasarelat e modës në Zvicër, njihet si pjesëmarrjësja në Miss Zvicra 2013, ku zuri vendin e gjashtë.

Shpeshherë emri i saj është lakuar nëpër mediat për lidhjen e saj me futbollistin e kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, por ajo ka refuzuar të tregojë detaje për AlbCh, teksa ka folur për atë se si do ta bëjë dasmën.

“Do të dëshiroja të bëhesha nuse me tradita shqiptare, kjo edhe më shumë për dëshirë të nënës time”.

“Besoj se do t’i bëj dy dasma, një në Kosovë me tradita shqiptare dhe një tjetër në Zvicër me një rreth më të vogël dhe me tipare moderne”, ka thënë Dorina.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment