Mayer: Perry është shumë energjike

05.03.2014 (komentet: 0)

John Mayer mendon se ish-e dashura e tij Katy Perry është një person shumë “energjik”.

 

36-vjeçari, i cili pati një lidhje jostabile me Katy që nga viti 2012, po ashtu ka lavdëruar këngëtaren, e cila aktualisht është në Australi duke promovuar turneun e saj të ardhshëm botëror, “Prismatic”

“Ajo është jashtëzakonisht energjike dhe tepër serioze për të bërë një punë të shkëlqyeshme”, ka thënë John.

Rokeri ka folur edhe për arsyet se pse një femër mund të rikthehet me ish-të dashurin e saj.

“Është një lidhje e të kaluarës, një reagim ndaj frikës për të panjohurën. Ata kthehem te një djalosh të cilin nuk e pëlqejnë, vetëm sepse e dinë si shkojnë në tualetin e tij në errësirë”, ka thënë ai për Sirius Radio. 

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment