Majlinda Kelmendi e bëri të qajë Rita Orën: Jam krenare që jam kosovare (Foto)

09.08.2016 (komentet: 0)

Shumë figura të rëndësishme janë duke shprehur emocionet mbi fitoren e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike.

 

Mesin e tyre edhe Rita Ora, e cila sapo ka publikuar një fotografi të Majlinda Kelmendit, ku kjo e fundit shihet me medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike të Rios.

Yjet urojnë për triumfin e Majlindës (Foto) 
 

Rita Ora është shprehur se kjo e ka bërë edhe më krenare që është kosovare dhe shqiptare, transmeton Teolegrafi.

 

“Ne kurrë nuk e kemi pasur mundësinë të shprehim talentin tonë, e tani që jemi të pavarur mundemi! Gjithçka që kam bërë, kam qenë krenare që kam qenë shqiptare, jam shumë e lumtur që po shoh këtë. Kjo më bën të qaj, nuk mund të jem më krenare se kaq që jam kosovare! Vazhdo Majlinda Kelmendi. Ne të duartrokasim ty vajzë”, ka shkruar në Instagram, Rita. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment