Kim Kardashian i dhuron kishës një donacion prej $20,000

29.03.2014 (komentet: 0)

Regjistrat e taksave kanë zbuluar se Kim Kardashian ka dhuruar 20,000$ për bamirësi kishës nga ankandet e saj të rrobave në eBay, pasi që ajo fitoi 200,000$.

Kim Kardashian ka qenë shumë e kritikuar për dhurimin e vetëm 10% të fitimeve nga ankandet e veshjes së saj në eBay për bamirësi. Dhe tani, shifra të reja kanë dalur në dritë duke detajuar se sa shumë arrinë shuma e dhurimit.

Sipas dokumenteve të PayPal, ankandi i yllit në nëntor, kishte sjellur fitime për Komunitetin e Kishës në Agoura Hills, Kaliforni – e bashkë-themeluar nga nëna Kris Jenner dhe miku i saj pastori Brad Johnson - vetëm 19,975$.

Dhjetorin e kaluar, 33 vjeqarja ishte goditur nga pyetjet për donacionet e saj bamirëse, e cila i theu shifrat për arsyetim. “Kur numrat në eBay thyhen, postimet që agjencia e menaxhimit të ankandeve i bën për mua, fitojnë një përqindje për gjithë punën e tyre të lodhshme, pastaj, eBay liston tarifat, dhe në fund, taksat e eBay Store, taksat e Paypal etj., të gjitha shtohen në shitje. Pastaj unë jap 10% për bamirësi”, shkroi ajo në faqen e saj me titull “Dhënia vjen nga zemra”.

Sipas këtyre llogaritjeve, fitimet nga shitjet në ankandin e rrobave nga dizajnerë të padëshiruar të yllit u rritën në 399,500$, ku 199,750$ shkuan në xhepin e Kim-it dhe në fund të ditës ajo i dhuroi kishës 20,000$.

Ndërkohë që askush nuk mund ta mohojë se kjo ende është një shumë e vogël, Kim nuk është njëra nga ato që vlerësohet me dhënien e parave në vlerë prej rreth 40 milionë dollarëve.

Në një anë tjetër, burri i saj Kanye West vlenë më shumë se dy herë ajo, me një raport prej 100 milionë dollarëve të dhuruar në emrin e tij.

Të njëjtat të dhëna tregojnë se Fondacioni Born i Lady Gaga-së, i themeluar në vitin 2011 nga këngëtarja dhe nëna e saj, Cynthia Germanotta, pati rritje financiare prej 167,754$ këtë vit, përderisa donacionet në Pencils of Promise, i themeluar nga Adam Braun dhe i mbështetur nga Spohia Bush, arritën në 22,207$.

Kardashian u godit nga armiqtë e saj të cilët e kritikuan atë që dhuroi vetëm 10% të fitimeve të saj në eBay për të mbijetuarit e Tifonit në Filipine.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment