Jericho duke punuar në këngë të re

28.02.2014 (komentet: 0)

Rock grupi shqiptar, Jericho, ka konfirmuar se ata janë duke punuar në këngën e re.

Jericho duke punuar në këngë të rev

Rock grupi shqiptar, Jericho, ka konfirmuar se ata janë duke punuar në këngën e re.

Jericho që mbajtën koncertin e madh në Industry në vigjilje të gjashtëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, duket se janë kthyer në studio për të punuar.

Ata janë ulur bashkë për të punuar me kompozitorin e njohur, Florent Boshnjakun.

Se ata po punojnë në këngën e re e ka konfirmuar faqja zyrtare e kompanisë Elephant, e ku drejtor është kompozitori Florent Boshnjaku.

Ende nuk dihet as titulli i këngës e as se kur do të publikohet, por një gjë është e sigurt – Jericho po kthehet në skenë më të fuqishëm se kurrë. 

Pergaditi: I.Ajeti

Kthehu mbrapa

Shto koment