50 Cent publikon dy klipe për një ditë

19.03.2014 (komentet: 0)

Reperi amerikan, 50 Cent ka goditur skenën e hip hopit botëror me dy videoklipe në 24 orët e fundit.

 

Këngët “Don’t Worry Bout It” dhe “Hold On”, janë lansuar në një haprësirë të shkurtër kohore dhe vijnë si projekte të reja nga reperi që ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt muzikor.

50 Cent në këto këngë vërehet se nuk del nga filozofia dhe mentaliteti i tij i zakonshëm i të bërit hip hop dhe i ka qëndruar besnik vetes.

Këngët e lartpërmendura do të jenë pjesë e albumit “Animal Ambition”, të cilin reperi e ka paralajmëruar e që do ta lansojë së shpejti.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment