Himni i kombëtares shqiptare, ‘Kuq e zi je ti’ mbushë një vit

19.03.2016 (komentet: 0)

Kënga e cila shoqëron secilën ndeshje të Kombëtares Shqiptare, bën një vit nga publikimi. 

Ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë nuk janë më të njejta nëse atë ditë nuk e dëgjojmë këngën himn ‘Kuq e Zi je ti’.

Hiti nga dyshja Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi deri tani ka mbledhur 17.5 milionë shikime në Youtube, ndërsa nuk besojmë se ka shqiptar që nuk e ka dëgjuar, shkruan lajmi.net.

Këngën e ka shkruar dhe kompozuar Flori Mumajesi dhe shqiptarët e kanë pranuar menjëherë si himn të kombëtares së tyre.

Kënga pritet të na shoqërojë edhe këtë verë, kur Shqipëria do të luajë për herë të parë në kampionatin evropian që mbahet në Francë./lajmi.net

Kthehu mbrapa

Shto koment