Gold AG paralajmëron "Shqiptar 2"

27.03.2014 (komentet: 0)

Reperi shqiptar, Gold AG, ka paralajmëruar publikimin e projektit të tij të ri, vazhdimin e këngës "Shqiptar".

"Shqiptar 2" është kënga që e ka paralajmëruar reperi që është bërë i njohur së fundmi me tekstin kontravers ndaj personaliteteve të njohura.

Duke parë suksesin e jashtëzakonshëm të këngës që arriti mbi tre milionë klikime, është Gold AG që ka paralajmëruar vazhdimin e këtij projekti në një këngë 30 minutëshe.

"Do qen po lehin mundohen me bo fore, m'keni dhon inspirim me ju korr tash gjys ore", ka shkruar Gold AG në Facebook.

Si e prisni vazhdimin e projektit Shqiptar, tani në një këngë 30 minutëshe?

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment