Geti bën tatuazh të ri

31.03.2014 (komentet: 0)

Rep artisti i njohur Getoar Selimi i labelit Baba Star ka ilustruar trupin e tij edhe me një tatuazh të ri. Foton e kësaj tatuazhe e ka publikuar vetë artisti në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.

‘New tatoo’, ishte mbishkrimi i Getit pranë fotos ku shihet dora e tij bashkë me tatuazhin e ri i cili mbanë fytyrën e kompozitorit më të mirë të të gjitha kohërave Wolfgang Amadeus Mozart.

Ndryshe rep artisti jo shumë ditë më parë në faqen e tij në ‘Facebook’ ka lajmëruar se hiti i radhor po vjen. “Po vjen era hit’, ka shkruar Geti, ndërsa ka lënë në pritje mijëra fansa që me padurim presin risi nga i pëlqyeri i tyre.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment