Genta niset për Australi

24.03.2014 (komentet: 0)

Këngëtarja Genta Ismajli, ka qenë shumë aktive sa i përket muzikës, pasi ka sjellë shumë prurje të reja, ndërsa këtë vit është shënuar edhe dhjetëvjetori i karrierës së saj.

Së shpejti pritet që të publikohet edhe dokumentari ''Dekada e Gentës'', e cila përfshinë punën e saj dhe sukseset e shënuara përgjatë këtyre dhjetë viteve.
 
Plani më i ri i këngëtares, është turneu që do të fillojë në muajin qeshor për shqiptarët në Australi. Lajmin e ka bërë të njohur vet këngëtarja përmes rrjetit social Instagram.
 
Ndryshe, këngëtarja së shpejti do të publikojë edhe projektin më të ri të cilin e ka në realizim e sipër në bashkëpunim me këngëtarin Ardian Bujupi dhe DJDalool.
/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment