Dhurata është 'single'

30.03.2014 (komentet: 0)

Pas spekulimeve se ajo mund të jetë në një lidhje dashurie, Dhurata duket se i ka hedhur edhe një herë poshtë këto spekulime mediatike.

Këngëtarja  Dhurata Ahmetaj ka shfrytëzuar emisionin Prive për të hedhur poshtë një lidhje të spekuluar me këngëtarin tjetër të ri, Loni Gashin.

Të dy artistët janë pjesë e kompanisë Elephant dhe janë parë në shumë fotografi së bashku, megjithëse Dhurata ka potencuar se janë vetëm miq me Lonin.

Dhurata, e cila njihet për hitin "Ama Veç Pak", nuk njihet si këngëtare që shkakton skandale dhe ka afera me shumë meshkuj, një imazh që ajo e ka ruajtur që prej daljes së saj në skenë.

Përndryshe Dhurata është në përgatitje të albumit të vet-titulluar "Dhurata". 

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment