Bukuroshja që refuzoi Cristiano Ronaldon

07.03.2014 (komentet: 0)

Rhian Sugden është një britanike e vërtetë. Dhe kjo jo vetëm për karakterin që i karakterizon të gjithë ban orët e ishullit të veçuar nga Europa. Ajo është e njohur jo vetëm si top-modele e revistave më të njohura por sepse është ndoshta një nga të vetmet femra të njohura në botë që ka refuzuar yllin portugez Cristiano Ronaldo.

 

Rrëfimi u bë për prestigjozen “The Sun”, ku bukuroshja bionde shpjegoi se kishte ende mesazhet e “CR7″-ës, që i kërkonte të takoheshin dhe të dilnin bashkë, por që ajo e kishte refuzuar.
Historia e 27-vjeçares është bërë aq e njohur në të gjitha mediat, saqë detyroi Ronaldon të fliste: “Ishte një trillim, pasi asgjë nuk është e vërtetë”.
Ky shpjegim iu dha nga sulmuesi edhe partneres së tij, Irina Shayk, e cila në njëfarë mënyre pati dyshime, por e besoi.
Rhian tregon gjithashtu se historia nisi në Manchester, në një lokal ku ishin takuar dhe ku kishin shkëmbyer numrat. Sot, ndoshta Rhian është pengu i vetëm i “Topit të Artë 2013″.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment