Beckham dëshiron të blejë taksi

26.03.2014 (komentet: 0)

David Beckham raportohet se dëshiron të blejë një taksi, për të lëvizur shumë më lirshëm nëpër rrugët e Londrës.

Ylli i pensionuar futbollit është në kërkim të një taksie të zezë londineze, për t’i ndihmuar të kalojë i pavërejtur krahas vozitësve të tjerë nëpër rrugët e kryeqytetit anglez.

“David e di se duke pasur një taksi në Londër, do t’i ndihmojë atij të sillet rrotull pa u vërejtur”.

“Duke qenë një prej fytyrave më të njohura në planet, do të thotë se ndonjëherë është vështirë për të kryejë detyrat e tij ditore”.
“Ai i do tifozët, dhe gjithmonë përpiqet të gjejë kohë për ta, por ndonjëherë ai vetëm dëshiron të dalë dhe të bëjë shoping si një person normal. Njerëzit i njohin veturat e tij luksoze, andaj ai mendon se një taksi e thjeshtë do të ishte një maskim i përkryer në Londër”.

“Plus nëse ai vonohet, mund të shfrytëzojë linjat e taksive për të kaluar më lehtë”, ka thënë burimi për Daily Star.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment