U zbulua identiteti i viktimës së shqiptarit të vrarë në Bjelinë

23.04.2014 (komentet: 0)

Një dëshmitari ka konfirmuar se në foton e cila ishte publikuar është i të riut shqiptar Hajrush (Hajrush ) Ziberi , i lindur në fshatin Laskarci (LLaskarci) në afërsi të Shkupit . Ai ka punuar në Bijeljina , për të ushqyer familjen e tij. Me disa miq të tij ka jetuar në rrugicë prapa Parkut të qytetit ( në Rr. Bogdan Zherajiqit, në të cilën janë vrarë më shumë civilë ). Së bashku me të janë vrarë dy shqiptarë tjerë, miqtë e tij, Abdurramani dhe Bejtullahu.

 

Hajrushi ishte i martuar me Hikmeten, (Elmazi mbiemri i vajzërisë) dhe thuhet se ishin të sapomartuar  - 3 muaj martesë. Hajrushi është i lindur më 19 korrik të vitin 1968 dhe në kohën kur u vra  ishte  pa i mbushur 24 vjet.

Atë mëngjes ishte nisur për të shkuar në punë si zakonisht. Ushhtarët e Arkanit e kanë  kapur, jo shumë larg shtëpisë ku ai jetonte, aty ku e kishte fotografuar Ron Haviv, dhe më pas u dërgua në ndërtesën e vjetër, të Urbanizmit , ku ishte shtabi i tyre. Haviv më ka thënë  se kriminelët  e kanë hedhur nga dritarja i katit të dytë në beton, dhe në foto shihet se si   një nga kriminelët i hedhë ujë në kokë. Ai nuk mbijetoi, siç kishte dëgjuar Ron Haviv nga dikush. Do të ishte e çuditshme , kur  dihet se çfarë kanë bërë në Bijelinë, ushtarët dhe vet  Arkani. Emri i Hajrushit  është gjithashtu në listën e të vrarëve, e cila  është publikuar nga  Shtabi i Krizës së SDS-sit .

Hajrush Ziberi në afërsi të Mitrovicës së Sremit është nxjerrë nga lumi Save më 4 maj të vitit 1992 dhe është varrosur si viktimë e panjohur me shumë të tjerë. Kufomat e miqve të tij Abdurramanit dhe Beitullahut u gjetën në bodrum shtëpisë së  Rexhep Shaboviqit. Hajrushi ëhstë identifikuar në Visoko, me anë të analizave të ADN-së, dhe eshtrat e tij u transportuan në fshatin e tij në Maqedoni më 19 shtator 2004. ku edhe është varrosur atje .

Interesantë, është të thuhet edhe diçka. Kam menduar  se ishte filmuar para Urbanizmit nga fotoreporteri Ron Haviv, por jo nuk ishte ashtu. Fotografia  rezulton se është bërë nga  Sërxhan Iliç, fotograf nga Beogradi, i cili ishte një bashkëpunëtor i disa agjencive ndërkombëtare. Prej nga si me   Arkanin në Bjelinë dhe si e bëri këtë dhe fotografi dhe të tjera, disa prej të cilave mund të gjenden në internet - kjo mbetet më tutje të shqyrtohet .

Zyra Prokurorisë së Rrethit në Bjlelinë siguron dëshmi të qarta të krimit : civilët janë  kapur në rrugë dhe janë  vrarë pa asnjë arsye . Po publikojmë fotografinë e tij të  paraluftës  para ndërtesës ku ai ka punuar, dhe foto nga funeralin i tij dhe incizime me dokumentet e identifikimit që i kemi në arkivat tona . Në qoftë se edhe këto nuk janë të  mjaftueshme, ne do të gjejmë edhe më shumë argumente.

Manipulatorët dhe mashtruesit nga  organizata e veteranëve në  Bijelinë, të cilët janë duke festuar një lloj mbrojtjeje dhe çlirimi të qytetit, iu themi ti shikojnë mirë këto foto. Kush kend e ka vrarë, dhe kush kend e ka e ka sulmuar? Kush është viktima dhe kush janë kriminelët ? Nëse edhe kjo nuk është e mjaftueshme për ta, ne do tua ofrojmë  qindra dëshmi , për sa kohë që ata nuk u bëhet e  qartë se vetëm "bitangat" mund të festojnë  krimet ndaj  të pafajshmëve.

Ndërsa ju, që lexoni këtë shkrim , unë ju them përsëri : na dërgoni informata dhe foto , të gjithë ju që keni  dhe të dini për krimet, që kjo libër për vrasjet e tmerrshme nuk  mbyllet, të mos harrojmë , dhe një ditë të ngritim një padi kolektive në lidhje me këto krime. Nëse asgjë tjetër, së paku  fashistëve të u  themi atë që jemi duke e bërë, se nuk po mundem  të fle rehat. Dhe le ta  dinë se kurrë nuk do t'ua falim.

/preporodbn/

Përgatiti: Ismet Azizi

Kthehu mbrapa

Shto koment