U arrstuan pesë tifoz të FK N. Pazar për shkak të transparentit

29.10.2012 (komentet: 0)

Pazari i Ri ( N. Pazar)- policia e Serbisë arrestoi pesë tifozë të "Ekstremeve" nga Novi Pazari përshkak të bartjes dhe shfaqjes së transparentiti me fjalët : Zemra , veshka, mushkritë, rroftë shtëpia e verdhë " (“Srce, bubreg, pluća, živela žuta kuća” ) në ndeshjen e futbolli të shtunën e kaluar, u tha sot për agjensinë Tanjug në në Ministrinë e punëve të mbrendshme të Serbisë, transmetojnë mediat në Sanxhak.

 

 

Të gjithë këta janë të dyshuar  për futjen e transparentit  me të cilin  hynë në anën veriore të stadiumit të  Novi Pazarit  dhe me këtë rast kanë  kryer kështu vepër penale  në këtë ngjarje sportive, u tha nga policia.

Simpatizuesit  e Novi Pazarit, më 24 tetor, gjatë një ndeshje çerekfinale  të kupës së Serbisë kundër klubit Rad  të  Beogradit, në tribina sshfaqën transparentin me mesazhin: "U zgjidh  enigma - zemra,, veshka mushkëritë, rroftë shtëpia e verdhë" (“Rešen rebus – srce, bubreg, pluća, živela žuta kuća”).

Transparenti, i cili mesazh  aludon kinse në tregëtinë me organe  të serbëve të rrëmbyer në Kosovë, e kanë  shfaqur tifozët e N.Pazari  të ashtuquajturit  "ekstremi" duke iu përgjigjur  një incidenti të ngjashëm në Banjica  të marsit  të këtij viti, kur tifozët e Radit u tallën me  viktimat e Srebrenicës me transparentin me enigmën " Thika , Teli, Srebrenica " (“Nož, žica, Srebrenica”).

Ndërsa në lojën  e zhvilluar të dielen e fundit në mes Partizanit të Beogradit dhe N. Pazarit  në Beograd në stadiumin e Partizanit, tifozët e Partizanit us hfaqën me transparentin  me citation nga romani I Vuk Drashkoviqit  “Nož” ( Thika) , në të cilin shkruante “Alija!? A Spasoje Jugović?”.

/Kokajnet/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment