Tmerr në SHBA, vriten afro 30 persona, mes tyre edhe fëmijë

14.12.2012 (komentet: 0)

Gjatë të shtënave me armë në një shkollë në qytetin Newtown të shtetit Connecticut të SHBA-së, sot janë vrarë të paktën 27 njerëz, në mesin e të cilëve edhe 14 fëmijë, njoftoi rrjeti televiziv CBS, derisa agjencia amerikane e lajmeve AP raporton për 18 fëmijë të vrarë, duke iu referuar një burimi zyrtar por të paidentifikuar.

Disa persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë fillore të qytetit Newtown të shtetit Connecticut në SHBA. Sipas mediave, në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë. 

Numri i saktë i viktimave nuk është i ditur, ndërkohë që sipas disa raporteve është vrarë edhe sulmuesi. Raportet se bëhet fjalë për dy sulmues nuk janë konfirmuar. 

Burime të mediave thonë se kanë ndodhur disa incidente të armatosura në pjesën e shkollës ku ndodheshin klasët për mësim parashkollor.

Shtëpia mediatike amerikane, ABC, raporton se gjatë të shtënave janë vrarë më shumë se 20 persona, në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë. 

Sipas agjencisë britanike Reuters, shkollën në të cilën u krye sulmi i sotëm e ndjekin fëmijët e moshës nga 5-10 vjeçare.

Newtown ka 27 000 banorë dhe gjendet 130 kilometra në verilindje të New Yorkut. 


Kthehu mbrapa

Shto koment