Thaçi e Daçiç takohen në zyrën e Ashtonit

19.10.2012 (komentet: 0)

Pasi i ka takuar veç e veç, Catherine Ashton aktualisht është duke mbajtur takim të përbashkët me kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryeministrin serb Ivica Daçiç, ka konfirmuar për KosovaTimes një zyrtar i lartë i BE-së në Bruksel

 Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton ka arritur që t’i ulë në një tavolinë në zyrën e saj kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Ivica Daçiç.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaTimes një zyrtar i lartë i BE-së në Bruksel.

“Ashton fillimisht ka pasur takime veç e veç me të dy kryeministrat. Tani është duke vazhduar takimi i përbashkët mes dy kryeministrave dhe Ashton”, ka thënë zyrtari i lartë i BE-së në kushte anonimiteti. 

Pas këtij takimi, pritet të lëshohet një deklaratë për media. 

Ashton do të jetë udhëheqëse e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ashton mund ta shpall këtë takim si fillim të dialogut ose të shpallë një datë kur do të takoheshin delegacionet nga të dyja vendet.Lajmonline

Kthehu mbrapa

Shto koment