Të ardhurat për kokë të banorit në Evropë, Kosova në vendet e fundit

24.12.2012 (komentet: 0)

Agjencia gjermane për hulumtime “GfK Geo Marketing” ka publikuar rezultatet e analizës mbi të ardhurat dhe kursimet e 42 vendeve të Evropës, pasi të shlyejnë detyrimet tatimore. Banorët e Lihtenshtajnit rezultojnë më të pasurit, ndërsa banorët e Moldavisë rezultojnë më të varfrit.

artikuj

 

 

 

Banorët e Lihtenshtajnit janë më të pasurit në Evropë me 56.978 euro të ardhura në vit, ndërsa banorët e Moldavisë, janë 45 herë më të varfër, shkruan “EU Observer”.

Në vendin e dytë janë norvegjezët me 32.037 euro, e më pas radhiten: zviceranët me 31.666 euro, banorët e Luksemburgut me 28.924 euro, danezët me 22.040 euro.

Në top listën e më të pasurve janë edhe Austria,Suedia, Gjermania, Franca dhe Belgjika.

Mesatares evropiane më afër janë spanjollët me 12.943 euro dhe janë të radhitur ne vendin e 17 të kësaj liste. Në fund të listës janë Kosova, Bjellorusia dhe Moldavia me më pak se 2.000 euro në vit.

Nga vendet tjera të ish Jugosllavisë, Kroacia është radhitur në pozitën 30, me 5.850 euro të ardhura në vit.

Në këtë hulumtim theksohet se banorët e Evropës me të ardhura më të larta, respektivisht me fuqi më të lartë blerëse, megjithatë, pjesën më të madhe të ardhurave të tyre e harxhojnë në banesat e shtrenjta dhe në përgjithësi shpenzime të larta të jetës së shtrenjtuar. Por, gjithsesi atyre u mbeten para edhe për harxhime tjera, për dallim nga ata banorë ku fuqia blerëse është më e ulët.

Kthehu mbrapa

Shto koment