Tadiq dhe Thaçi së bashku në samitin e Kroacisë

07.07.2012 (komentet: 0)

Ish-kryetari i Serbisë, Presidentit i Partisë Demokratike të Serbisë e Boris Tadiq do të marrë pjesë sot në "Croatia Summit 2012 "në Dubrovnik, bëjnë me dije mediat në Serbi.

 

Samiti i shtatë me radhë "Croatia Summit 2012 - Ndërtimi i shtetit dhe përvoja në BE", temë kryesore e të cilit është ndërtimi i shtetit dhe të ardhmen e vendeve evropiane në rajon, u hap dje në Dubrovnik, por pa përfaqësues nga Sebia.

Në takimin përveq  kreut shtetëror kroat marrin pjesë edhe kryeministra e zyrtarë të lartë  të shteve të rajonit, BE, SHBA dhe NATO.

Pavarësisht se Serbia ishte e thirrur në hapjen takim dy-ditor në Dubrovnik, nuk ka dërguar asnjë përfaqësues. Për shkak të pjesëmarrjes së Kryeministrit të Kosovës, ndërsa viteve të mëparshme askush nga zyrtarët e Serbisë nuk ka marrë pjesë në samitin Kroacia, ndërsa Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, si edhe herave tjera dhe këtë vit merr pjesë në mbledhje.

Kryetari i Partise Demokratike Presidenti Boris Tadiç arriti në Dubrovnik në mëngjes në samitin e shtatë Croatia Summit në të cilën zyrtarët serbë nuk marrin pjesë, por i pranishëm është  Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi raportoi media kroate.

Me lajmin se ish presidenti serb arriti në Dubrovnik, revista  Zagrebase, "Vecernji list" në web faqen e tij shkruan se "takimit të cilit ishpresidenti serb me gjithsesi i shmangej deri sa ai ishte president (i Serbisë) po ndodh sot".

"Edhe pse ish-presidentit ende është politikani i rangut më të lartë i cili i takohet me Kryeministrin e Kosovës në konferencën ndërkombëtare," shkruan gazeta kroate .

Kthehu mbrapa

Shto koment