Shqipëria nga sot presidente e Këshillit të Europës

23.05.2012 (komentet: 0)

Shqipëria merr sot presidencën e Këshillit të Europës, duke kryesuar për 6 muaj këtë organizatë. Ceremonia e dorëzimit të presidencës nga Britania e Madhe tek Shqipëria do të selinë e këshillit të Europës në Strasburg.

Në cilësinë e tij, si President i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, do të paraqesë prioritetet dhe aktivitetet e kryesisë së parë shqiptare të këtij organi të rëndësishëm politik të Këshillit të Evropës.

Pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar do të jetë dhe z. Ilir Rusmajli, kryetar i delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentar të KiE-se, si dhe z. Ferdinand Poni, Zëvendësministër i Brendshëm.

Për herë të parë nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në 13 korrik 1995, Shqipëria do të marrë kryesinë e Komitetit të Ministrave të organizatës, për periudhën 23 maj -9 nëntor 2012. Nëpërmjet kësaj presidence, Shqipëria do të bëhet zëri i përbashkët i 47 vendeve anëtare, nën moton: “Të bashkuar në diversitet”.

Këshilli i Evropës dhe institucionet e tij na shoqëruan dhe na asistuan prej rreth 20 vitesh në rrugën e konsolidimit të shtetit shqiptar, duke ofruar një kontribut të vlefshëm me qëllim përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra nga Shqipëria në momentin e anëtarësimit në organizatë. Sot, kjo kryesi na ofron një mundësi të shkëlqyer për të nxjerrë në pah rezultatet e rrugëtimit tonë të përbashkët drejt konsolidimit të vlerave ku mbështetet organizata: shteti i së drejtës, demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut.

Nëpërmjet kësaj presidence, Shqipëria do të bëhet zëri i përbashkët i 47 vendeve anëtare, nën moton: “Të bashkuar në diversitet”.
Marrja e presidencës do të shoqërohet me një ceremoni festive, gjatë së cilës do të ekspozohen objekte me vlerë të trashëgimisë së pasur kulturore dhe artistike shqiptare. Ceremonia do të shoqërohet nga një koncert me këngë të përzgjedhura shqiptare, me pjesëmarrjen e sopranos Oriana Kurteshi, shoqëruar në piano nga pianisti Genc Tukiçi.

Gjatë punimeve të këtij Sesioni janë parashikuar edhe takime të nivelit të lartë me Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, Ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, etj.

Kthehu mbrapa

Shto koment