Shkup, bastisje në lagjet shqiptare

01.05.2012 (komentet: 0)

Policia e Maqedonisë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka kryer disa bastisje në lagje shqiptare të Shkupit, ndërkohë që mësohet se janë kryer dhjetëra arrestime.

Operacionet blic të policisë maqedonase janë kryer në lagjet: Gazi Baba, Hasanbeg dhe në fshatin Haraçinë. Njësitet speciale të policisë së Maqedonisë kanë kryer bastisje nëpër shtëpi në disa rajone shqiptare të Shkupit. Tani për tani nuk dihen arsyet e bastisjeve, por raportohet se janë arrestuar dhjetëra shqiptarë.

Ndërkohë, në këto lagje të banuara, kryesisht me shqiptarë, vërehen patrullime të shumta të policisë. 

Kthehu mbrapa

Shto koment