Serbia zvarrit pajtimin

09.05.2013 (komentet: 0)

Mënyra e emërimit të gjykatësve serbë në panelin e Gjykatës së Apelit që do të vendoset në Mitrovicë, lidhjet e kishës serbe me Asociacionin e Komunave Serbe si dhe mënyra e integrimit të pjesëtarëve të forcave të sigurisë në ato të Kosovës, kanë bërë që pala kosovare dhe ajo serbe as pas dy ditë diskutimesh të mos pajtohen për planin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel nga të dy kryeministrat.




 


Delegacionet e nivelit teknik janë kthyer në kryeqytetet e tyre pa u pajtuar, duke ua lënë në dorë fatin e marrëveshjes sërish shefave të qeverive. Të dy kryeministrat, ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, do të takohen në Bruksel.

Takimi nuk do të jetë formal siç ishte menduar, pasi ata do të duhet që të gjejnë pajtim, për çështjet për të cilat nuk janë pajtuar vartësit e tyre. /tribuna/

Kthehu mbrapa

Shto koment