Serbia t’i mundësojë Kosovës hapësirë

24.02.2012 (komentet: 0)

Serbia nuk e ka patjetër që ta pranojë Kosovën si shtet, por nuk mundet që Kosovës t’ia ndalojë komunikimin me shtetet tjera- ka thënë ish- kryetari i Kroacisë, Stipe Mesic, në një intervistë për portalin Shqipmedia

.

“Shtetet tjera e kanë pranuar Kosovën. Pse Serbia nuk do ta pranojë si shtet Kosovën, ajo është punë e brendshme për Serbinë, por duhet t’i mundësojë Kosovës hapësirë që njerëzit të lëvizin lirshëm, të bëjnë tregti, të ndërrojnë ide etj. Serbia e ka edhe në dëm të sajin mosmundësimin e komunikimit”, ka thënë Mesic.

Sipas tij, situata aktuale është në dëm të Serbisë dhe Beogradi definitivisht duhet të gjej ndonjë zgjedhje që do t’i mundësojë Serbisë dhe Kosovës t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian.

Për më shumë, ai ka thënë se shqiptarët kanë qenë viktimë e politikës dhe ideologjisë për Serbi të madhe. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment