Serbia po plaket, mosha mesatare e popullsisë - 41 vjet

14.03.2012 (komentet: 0)

Problemi kryesor i shoqërisë serbe është ai i plakjes së popullsisë dhe zhdukja e fshatrave, qyteteve dhe qytezave të vogla.


Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 41 vjeç, e cila radhitet në grupin e popujve të vjetër, shkruan "Politika".

Para pesë dekadave, në vitin 1961, Serbia me Vojvodinwn kishte 6,678,247 banorë, ndërsa në vitin 2010, ka numëruar gjithsejtw 7,291,436 banorw.

Derisa në vitin 2002 në Serbi kan jetuar 7,500,031 banorë, 8 vite më vonë , kanë qenë më pak për rreth 200.000, u tha në prezantimin e djeshëm të publikimit "Lëvizja Natyrore e popullsisë në Serbi, 1961- 2010", të cilën Enti Statistikor i Republikës së Serbisë publikon për herë të parë.

Sa për ilustrim, po japim disa të dhëna dhe krahasuese sipas vlersimeve të vitit 2010. Struktura moshore e popullsisë në Serbi sipas vlerësimëve është : nga mosha 0-14 vjet : 15,2 % (në Kosovë
27.2%), nga 15-64 vjet : 68,1 % (në Kosovë 66.1%). Ndërsa 65 vjeç e më tepër: 16,6 % (në Kosovë 6.7%)

Mosha mesatare e popullsisë së Serbisë është 41 vjet. Serbia radhitet në vendin e pestë në Evropë për nga vjetërsia mesatare e popullsisë, para saj janë: Gjermania me moshw mesatare 44 vjet, Italia 43, Finlanda 42, Austria dhe Greqia 41,7.

Sipas të dhënave për vitin 2010, jetëgjatësia në Serbi arrin në 71.4 vjet për meshkuj dhe 76.6 vjet për popullatën femërore. Jetëgjatësia e femrës në Japoni është 86 vjet, e mashkullit japonez 79 vjet në vitin vitin 2010, ndërsa jetëgjatësia e femrave në Suedi 84 vjet dhe e meshkujve 79 vjeç në vitin vitin 2011.

Sot shkalla e vdekshmërisë së foshnjave në Serbi është 6.7 promila, që është dukshëm më e lartë se në Japoni (2.8) dhe në Suedi (2.7 për mijë).

Drejtor i Departamentit për demografi, Gordana Bjelobrk, tha se Zemuni, Grocka, Qukarica , Rakovica dhe Beogradi i Ri janë komuna me rritjen më të madhe të popullsisë nga viti 1961 deri në vitin 2010, ndërsa Crna Trva , Gaxhin Han, Trgovishte, dhe Babushnica dhe komuna së Medvegjës janë komunat me rënien më të madhe të popullsisë.

"Ndryshimet në popullsisë ishin pjesërisht për shkak të rritjes së ulët apo negative të lëvizjes natyrore, dhe pjesërisht për shkak të migrimit të popullsisë jashtë vendit", ka sqaruar Bjelobrk, duke shtuar se në një periudhë shumë të pafavorshme për zhvillimin e popullsisë, ishte ajo e viteve të nëntëdhjeta, rritja e popullsisë në disa zona është shkaktuar nga fluksi i refugjatëve nga republikat e ish-Jugosllavisë.

"Regjistrimi i vitit 2002 kishte "maskuar" këtë problem për shkak të fluksit të madh të refugjatëve të viteve të nëntëdhjeta, por tashmë është bërë e qartë", pat theksuar më herët Vladimir Nikitovic nga Qendra për Hulumtime Demografike.

Sipas regjistrimit të vitit 2002, në Serbi janë regjistruar 379 135 refugjatë. Megjithatë, fluksi i refugjatëve nuk ka mundur të kompenzoj pasoja afatgjata negative të rritjes së popullsisë dhe emigrimin, dhe periudha në mes dy regjistrimeve ( 1991-2002), megjithëate ka shënuar rënje të numrit të popullsisë.

"Numri më i madh i refugjatëve janë regjistruar në Srem, në Baqkën perëndimore , në Baqkën Jugore, në Maqvë dhe në regjionin e Beogradit", tha Gordana Bjelobrk.

Vendet më të zhvilluara të Evropës problemin e rënies së numrit të popullsisë mund ta zvoglojnë me
migrime, por se si do të përfiton shteti serb nga migrimet koha do ta tregojë. Në të ardhmën prioritet i shumë vendeve ballkanike me përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë problem i zvogëlimi të numrit të popullsisë sepse pa njerëz, nuk ka mundësi të zhvillimit rajonal.

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment