Serbia ndryshon ligjet për shkak të Kosovës

30.05.2013 (komentet: 0)

Beograd, 30 maj – Serbia, për shkak të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, do të ndryshojë një numër të madh ligjesh, por nuk dihet sa sish dhe cilët, shkruan sot gazeta e Beogradit Danas.

 



Me titullin “Plani miseterioz i zbatimit të Marrëveshjes” gazeta shkruan se Plani i Zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës, të cilin Qeveria serbe e ka miratuar të dielën, “u është procesuar të gjitha ministrive për t’u përgatitur analiza se cilat ligje është e domosdoshme të ndryshohen".

Megjithatë, kur dhe a do të publikohet plani i zbatimit të Marrëveshjes, askush nuk di të thotë, dhe, sipas gazetës, nuk përjashtohet mundësia që ky dokument shtetëror të mbahet larg syve të opinionit.

Sipas informatave të gazetës ndryshimet ligjore duhet të bëhen për rrjetin e gjyqeve, administrimin lokal, nga domeni i Ministrisë së Brendshme dhe arsimi.

Për t’u bërë kjo, më së pari duhet të nxierrt Ligji Kushtetues i cili rregullon ndryshimin e të gjitha seteve ligjore, thotë gazeta.

"Plani i zbatimit parasheh që deri në fund të qershorit duhet të fillojmë me zbatimin, të paktën me disa pika të Marrëveshjes, për të marrë datën e fillimit të negociaatve për anëtarësim në BE. Deri në fund të vitit duhet zbatuar pjesa më e madhe e Marrëveshjes, sidomos pikat që kanë të bëjnë me policinë, jurisprudencën, e është paraparë që zgjedhjet lokale në veri të mbahen në tetor", ka thënë burim anonim i gazetës.

Informatën për nevojën e ndryshimit të ligjeve e ka konfirmuar edhe kryetari i Këshillit për Kosovën në Parlamentin serb Milovan Drecun (SNS), por ai ka shtuar se "detajet ende nuk dihen”.  

Kthehu mbrapa

Shto koment