Serbia me kandidaturë, Kosova "pa prejudikim të statusit"

29.02.2012 (komentet: 0)

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur kompromis të martën që të konfirmojnë se Serbia mund të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe se „marrin në dijeni“ synimet e Komisionit Evropian për të bërë një studim fizibiliteti për Kosovën.

Në këtë mënyrë, siç pritej, është dhënë një porosi politike se në kohën kur Serbia merr statusin e kandidatit, BE-ja jep një sinjal sadopak pozitiv edhe për Kosovën, ani pse bëhet e qartë se konkluzionet për Kosovën nuk prejudikojnë asgjë konkrete.   

„Sa i përket Kosovës* (shenja  përdoret, sepse kështu është në dokumentin e BE-së. v.j.) Këshilli rikujton konkluzionet e 5 dhjetorit 2011. Pa paragjykuar qëndrimin e shteteve anëtare për statusin, apo ndonjë vendim të ardhshëm që do të merrej nga Këshilli, Këshilli merr në dijeni qëllimin e Komisionit Evropian për të nisur një studim fizibiliteti për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës“, thuhet në konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së. 

Kthehu mbrapa

Shto koment