Sanxhaku 100 vjet nën pushtimin serb

18.08.2014 (komentet: 0)

 

 

Përkundër spastrimit etnik dhe vështirësive tjera, Sanxhaklinjtë nuk u zhdukën siq planifikoi Serbia. Sanxhaku është një rajon që ka historinë e vet të veçantë.

Ismet Azizi

Myftiu Muamer Zukorliq në një intervistë për televizionin e Kuvajtit El Rey tha se Sanxhaku për 100 vjet është nën pushtimin serb dhe malazez. Rajoni i Sanxhakut është në një pozitë të rëndësishme gjeografike. Nëse Sanxhaku  nuk bëhet shtet i pavarur, të paktën, duhet ta ketë autonominë politike dhe territoriale.

 "Përkundër të gjitha vështirësive me të cilat përballemi, që 100 vite jetojmë të pushtuar nga Serbia dhe Mali i Zi. Ata Sanxhakun e kanë ndarë në mes të tyre por ne nuk kemi pushuar së ekzistuari. Edhe pse ndaj nesh është bërë spastrimi masiv etnik gjatë  Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, sikur edhe gjatë luftërave të fundit në Bosnje dhe Kosovë , ne mbijetuam," - tha Zukorliç. Ai ka përmendur shtetet të cilat e rrethojnë  Sanxhakun- Mali i Zi, Serbia, Kosova, dhe vlerësoi se pozita e këtij rajonit është shumë e rëndësishme, sepse siç tha ai, lidh Bosnjën me Kosovën, ndërsa Serbinë e bashkon me Mali i Zi, gjegjësisht e ndan në mes tyre.

Pozita gjeografike e Sanxhakut ishte shkas që Sanxhaku në 100 vitet e fundit  ishte një pikë qendrore e shumë trazirave.  Myslimanëve iu janë shkaktuar shumë probleme, sidomos përgjysmimi i territorit ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi. Rajoni i Sanxhakut ka historinë e vet dhe të paktën duhet të kenë autonomi, në qoftë se nuk mund të bëhet shtet - tha Myftiu.

Intervista e myftiut dhënë këtij televizioni, nuk ka kaluar pa u komentuar  nga mediat në Serbi. Sipas gazetës beogradase Kurir, ky udhëheqës fetar është i njohur për deklaratat e tij ndezëse dhe provokuese për opinionin. Ndër të tjera, gazeta  njofton opinion serb me qëndrimet e myftiut i cili  në intervistën e përmendur, tregon se ai  është në shënjestër të vazhdueshme nga pushteti  sepse  mbron të drejtat e myslimanëve. Ai ka deklaruar se kjo është arsyeja që kundër tij ka pastur  tentime atentatesh. “Autoritetet serbe duan nënshtrimin e tim”. – thotë Zukorliq

Zukorliq ka potencuar se kërkesat e sanxjaklinjëve kanë rritë sulmet ndaj tyre, posaçërisht ndaj tij personalisht. Nuk kalojnë as dy ditë që në gazetat beogradase  të mos flitet  për myftiun i cili sipas tyre, provokon dhe është ekstremist.

Myftiu Zukorliq nga shtete arabe nuk kërkon siç thotë ai “sadakë”, por fton botën arabe për të investuar në Sanxhak.

Zukorliq, në intervistën për televizionin e Kuvajtit El Rey ka folur edhe për problemet tjera politike dhe ekonomike të Sanxhakut.

/kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment