RRETH 280 MIJË EMIGRANTË NË GJERMANI VETËM GJATË SHTATORIT

01.10.2015 (komentet: 0)

Një kontigjent që varion nga 270 mijë deri në 280 mijë migrantë janë akomoduar në Gjermani vetëm gjatë muajit shtator të vitit 2015

Kjo e ka tejkaluar vetëm brenda këtij muaji shifrën totale të regjistruar në vitin 2014, njoftoi sot ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann.
“Ky është një fakt sipas së të dhënave të deritanishme duhet t’i referohemi parimit se në shtator të vitit 2015 midis shifrës 270 mijë dhe 280 mijë refugjatësh kanë hyrë në territorin gjerman. Kjo është shifra më e madhe brenda një muaji se i gjithë totali i vitit 2014”, deklaroi ministri para Parlamentit të këtij rajoni të Jugut të Gjermanisë ku kanë hyrë pjesa dërrmuese e migrantëve. 

Kthehu mbrapa

Shto koment