Republika Sërpska udhëzon serbët në veri: Armatosuni!

25.07.2012 (komentet: 0)

Ministri i Punës dhe mbrojtjes së luftëtarëve dhe invalidëve në Qeverinë e Republikës Serbe në Bosnjë, Petar Gjokiq, gjatë një vizite në veriun e Kosovës ka thënë se me praninë e saj në këtë pjesë të Kosovës, “Republika Serbe dëshiron të inkurajojë serbët në betejën për të arritur objektivat e tyre, për më shumë e unitetit brenda strukturave politike të Serbisë".

"Ju duhet të armatoseni me durim, sepse kjo betejë do të jetë e gjatë. Ne ju mbështesim dhe duam që të vazhdoni deri në fund, për të arritur atë që dëshironi, e kjo është që të bëni jetë të në paqe dhe në mënyrën që ju do të zgjidhni", ka thënë Gjokiq, duke folur për televizionin Most në Zveçan.
Ai tha se "nuk do të mungojë solidariteti dhe lufta e Republikës Serbe për realizimin e objektivave”, duke vënë në dukje se pa pëlqimin e Republikës Serbe as Bosnja e Hercegovina nuk mund ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Gjokiq ka paralajmëruar se një ndihmë humanitare për serbët e Kosovës në periudhën e ardhshme, përkrahje dhe këmbim në sferën e kulturore dhe sportive, si dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik.
"Do të nisim aktivitetet që Republika Serbe të ndërtojë një objekt banesor-komercial në veri të Mitrovicës, ku do të fitonin kulm mbi kokë disa familje refugjatësh nga vise të ndryshme të Kosovës", ka thënë Gjokiq.

Kthehu mbrapa

Shto koment