Remzije Sherifi në mesin e 10 grave të shquara të Skocisë

08.03.2017 (komentet: 0)

 

Në organizatën e njohur skoceze  ‘Saltire Society’ në mesin e ‘Grave të Shquara të Skocisë’ për vitin 2017 ka hyrë edhe Remzije Sherifi, një shqiptare nga Kosova. Remzije Sherifi është nga Gjilani dhe ka shkuar në Skoci në vitin 1999 kur u evakuua nga një kamp në Maqedoni. Deri në vitin 1992, kur u përjashtua nga puna, Remzija ka punuar si radio gazetare dhe producente. Në Skoci ajo ka treguar sukses duke e udhëhequr shoqatën ‘Maryhill Integration Network’ e cila merret me zbatimin e programeve që kanë të bëjnë me shëndetin, arsimin, artin dhe vallëzimin e që kanë për qëllim afrimin e komuniteteve.

 

Në mesin e grave të zgjedhura për këtë vit është Myrtle Simpson, eksploruese e Arktikut; baronesha dhe profesoresha e forenzikës, Sue Black; kritikja e teatrit, Joyce McMillan dhe këngëtarja, Horse McDonald.

Personalitetet e shquara për vitin e kaluar kanë qenë JK Roëling, Annie Lenox, Sara Broën, kurse për vitin 1015 në mesin e të zgjedhurve ka qenë edhe Nicola Sturgeon, politikne e njohur britanike dhe Ministria e Parë e Skocisë. 

Kthehu mbrapa

Shto koment