Raporti amerikan: Naim Tërnava vehabist në BIK‏

27.03.2012 (komentet: 1)

Në raportin hulumtues për Kosovën të titulluar “Kosova vazhdon luftën kundër infiltrimit të Vahabistëve”, eksperti Stephen Suleyman Schvartz, ka sqaruar se myftiu Naim Tërnava është një prijës vahabist në Kosovë. Ky raport mund të lexohet http://www.islamicpluralism.org/2007/kosovo-continues-fight-against-wahhabi

Stephen Suleyman Schvartz është drejtor ekzekutiv i “Qendrës për Pluralizëm Islamik” me seli në Uashington D.C të SHBA-së, dhe është një publicistë shumë i njohur që publikon raporte hulumtuese në disa media botërore përfshirë këtu edhe “The Uall Street Journal”. Stephen Suleyman Schvartz me ekipin e tij shpeshherë e viziton Kosovën dhe rajonin dhe përpilon raporte hulumtuese.

“Qendra për Pluralizëm Islamik” në Uashington D.C sponsorizohet nga spozorë dhe autoritetet në SHBA dhe drejtohet nga ekspertët: Stephen Suleyman Schvartz; Kemal Silay – nga Ankaraja e Turqisë; Nauab Agha – kryetar i kongresit të myslimanëve amerikan; Zuhdi Jasser – kryetar i Forumit islamik amerikan për demokraci; Ahmed Subhy Mansour – ish profesor në Univerzitetin e Kajros “Al-Azhar”; Salim Mansur – profesor në universitetin “Uestern Ontario” të Kanadasë; Khaleel Mohammed – profesor i studimeve fetare në Universitetin shtetëror të San Diegos/ SHBA; Tashbih Sayyed – publicistë në gazetën “Muslim Uorld Today”; Dr. Irfan Al-Alaui; Veli Sirin (Gjermani); Kamal Hasani; Jalal Zuberi (SHBA); Imaad Malik.

Stephen Suleyman Schvartz në raportin hulumtues për Kosovën ka thënë se shumica e shqiptarëve të Kosovës janë krenar për reputacionin e tyre se janë myslimanë më pro amerikanët në botë. Islami i tyre sunit është konvencional dhe i moderuar dhe sufizmi shpirtëror është fuqi ndër besimtarët.

Që nga 2009, janë bërë përpjekje të dukshme në këtë republikë ballkanike që islamin Kosovar ta orientojnë në drejtim të Vahabizmit, sekti ultrafundamentalist që inspiron Al – kaiden.

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Tahiri | 27.03.2012

Ka të vërteta këtu.