Gjykata e Hagës liron gjeneralët kroat Ante Gotovina dhe Mladen Markac

16.11.2012 (komentet: 0)

Një gjykatë e krimeve të luftës në Hagë ka përmbysur dënimin ndaj dy gjeneralëve kroatë të akuzuar për krime kundër serbëve në vitet 1990. 

artikuj

 



 

Gjyqtarët e apelit në gjykatën për ish-Jugosllavinë kanë urdhëruar lirimin e Ante Gotovinës dhe Mladen Markac.

Në vitin 2011 ata u dënuan me 24 vjet dhe 18 vjet vjet burgim për vrasjen e serbëve etnikë në një ofensivë për të rimarrë rajonin e Krajinës së Kroacisë.

Mijëra njerëz në kryeqytetin e Kroacisë në Zagreb brohorisnin vendimin e së premtes.

'Gjykimi final'

Të premten, kryetari i gjykatës Theodor Meron tha se gjykata ka dhënë verdiktin e pafajësisë për Gjeneral Gotovina dhe Gjeneral Markac, të dy 57 vjeç.

Të dy burrat ishin dënuar vitin e kaluar për vrasje, persekutim dhe plaçkitje. Gjyqtarët e atëhershëm i dënuan me akuzën se ata ishin pjesë e një komploti kriminal të udhëhequr nga presidenti Kroat Franko Tugjman, për të dëbuar serbët etnikë.

Por të premten, gjykatësi Meron tha se nuk kishte pasur asnjë komplot të tillë.

Zyrtarët nga gjykata thanë gjithashtu se prokurorët nuk do të apelojnë kundër vendimit, duke e përshkruar atë si "të formës së prerë".

As të pandehurit nuk treguan emocione në gjykatë, por përkrahësit e tyre përqafonin njëri-tjetrin dhe duartrokitnin menjëherë pas aktgjykimit.

Në sheshin kryesor të Zagrebit, mijëra njerëz - të cilët ishin duke shikuar verditkin në një televizor gjigant - shpërthyen në duartrokitje.

"Gjeneralët tanë janë heronj sepse ata rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar vendin tonë dhe për të çliruar popullin", tha studentja Angjela Aniç, 26 vjeçe, citon AFP.

Në vitin 2011, Gjeneralët Gotovina dhe Markac u dënuan për vrasje dhe një varg të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, të kryera pasi forcat e tyre rimorën rajonin e Krajinës, i cili kishte qenë nën kontrollin e Serbisë që nga fillimi i luftës në vitin 1991.

Mesazhi/A.Avdiu-Hoxha

Kthehu mbrapa

Shto koment