Ragmi Mustafa në iftar për univerzitet
15.08.2012 (komentet: 0)
Pazari i Ri ( Novi Pazar, Yeni Pazar)- Festivali islam i cili edhe për këtë Ramazan u mbajt nën përkujdesjen e Bashkësisë Islame të organizuar nëpër qytetetet e Sanxhakut të organizuara nga organizatat e ndryshme politike dhe kulturore , kulmin e saj e arriti të hënën 13 gusht 2012 në sheshin Gazi Isa Beut në Pazarin e Ri ( të Aqif Blytës), ku në sofrën e përbashkët u mblodhën rreth 2 500 agjërues për ta shijuar bereqetin dhe ndarë gëzimin e iftarit të përbashkët.
Në mesin xhematit e iftarit ishin edhe shumë përfaqësues të bashkësisë islame, të udhëhequr nga myftiut Muamer Zukorliq, dhe përfaqësues të partive të ndryshme dhe organizatave joqeveritare , mandej delegacioni i Universitetit Ndërkombëtar të kryesuar nga rektori Prof Mevlud Dudic, deputeti Emir Elfiq dhe mysafirë të shumtë nga Lugina e Preshevës, Turqia, Irani dhe qytete të tjera të Sanxhakut.
Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i cili ishte musafir i Feastivalit islamik në Pazarin e Ri të pranishmit i përshendeti në gjuhën shqipe, duke theksuar se çdo njeri duhet të më oarëe të respektojë veten dhe pastaj të tjerët. Ai vuri në dukje se delegacionin të cilin ai e udhëheqë ishte mysafir i Universitetit Ndërkombëtar për të diskutuar mundësinë e hapjes së departamentit të Universitetit Ndërkombëtar në Preshevë
"Kur Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Ministria e Arsimit nuk janë të gatshëm të hapin univerzitet në luginën e Preshevës ne kemi vendosur bashkëpunim me vëllezërit tanë myslimane të Sanxhakut dhe Novi Pazarit. Ne duhet të dëshmojnë se muslimanët në ish-Jugosllavi ka qenë gjithmonë për paqë dhe kanë qenë gjithmonë faktorë paqeje dhe stabiliteti "-. tha Ragmi Mustafa.
Ndërsa Myftiu Muamer Zukorliq shfrytëzoi rastin për t'iu drejtuar masës në përkrahje të vendosjes së pllakës përkujtimore të Aqif Efendi Blytës ditë më parë në shetitoren , gjegjësisht në lokalitetin ku dikur ishte shtëpia e tij.
"Dua të theksoj se Aqif Effendiu është heroi i ynë. Acif Effendiu ka organizuar mbrojtjen e qytetit nga çetnikët. Sikurse mos të ishte mbrojtur Pazari i Ri n atëherë numri i boshnjakëve do të ishte sikurse që është sot në në Priboj, Nova Varosh dhe Plevla. Këtë të mirë nuk do t’ia harrojmë kurrë dhe nuk do të pranojmë nga askush të bejnë atë që e kan bërë me decienje", tha në mes të tjerash Zukorliq.(video)
/Ismret Azizi/
Shto koment