Qeveria Shqiptare ndihmë financiare për Serbinë

03.10.2014 (komentet: 0)

 

Edi-Rama--Albania-Prime-Minister--Getty-Images

Shqipëria, 200 mijë euro ndihmë financiare për Serbinë. Qeveria miratoi dhënien e ndihmës financiare prej 200 mijë euro për Qeveritë e Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në maj 2014.

Vendimi parashikon që secilës qeveri t’i akordohet 100 mijë euro.

Në vendimin e Qeverisë përcaktohet se Ministrisë së Punëve të Jashtme, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 200 000 (dyqind mijë) eurosh, shpenzime korrente, për t’u përdorur si ndihmë financiare për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e muajit maj 2014, në Bosnjë – Hercegovinë dhe Serbi.

Ky fond të përballohet nga fondi i kontingjencës, miratuar për vitin 2014.

Kthehu mbrapa

Shto koment