Pean pasqyron Kosovën si shtet i “mafias” në librin e tij

27.03.2013 (komentet: 0)

Pierre Pean, gazetari që ka tronditur Francën në vitin 2008 me një libër që flet për lidhjet e supozuara të ish-ministrit të jashtëm francez Bernard Kouchner me ish-diktatorët afrikanë, po përgatitet që kah mesi i prillit të hedhë në treg një libër të ri. Këtë radhë nuk ka për temë Afrikën, por Kosovën.

Bota Sot 
Pean pasqyron Kosovën si shtet i “mafias” në librin e tij

 

Funksionimi i SHIK-ut, lidhjet e kësaj strukture që pretendohet se ekzistojnë me kryeministrin aktual të Kosovës Hashim Thaçi, aktivitetet e nëntokës në Kosovë, lufta e UÇK-së, akuzat për krime lufte dhe lidhjet e pretenduara të nëntokës me ish-kryeministrin tjetër, Ramush Haradinaj, janë subjekt i librit.

Sipas burimeve të mediave, libri kryesisht mbështetet në raporte të inteligjencës së trupave franceze që kanë operuar në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Sipas të njëjtave burime, ky libër është i fokusuar kryesisht në aktivitetet e pasluftës në Kosovë.

Kthehu mbrapa

Shto koment