Pas 22 viteve e ëma biologjike shprehë dëshirën ta takoj të birin e braktisur gjatë luftës

27.03.2015 (komentet: 0)

 

Mbi 20.000 gra në Bosnjë dhe Hercegovinë pësuan gjatë luftës, torturim dhe përdhunim. Në mesin tyre është e ëma e Alen Muhiqit, gruaja që e braktisi foshnjën e lindur si rezultat i dhunimit.

 

Historia e 22-vjeçarit Alena Muhiqit i cili është në kërkim të prindërve të tij biologjikë tronditi botën, ndërsa pak ditë më parë është shfaqur si premierë një filmi dokumentar në lidhje me këtë djalë trim.

Kjo histori ka marrë një kthesë të papritur, sepse e ëma e Alena Muhiqit i cili tani jeton në Shtetet e Bashkuara ka shprehur gatishmërinë e saj për të takuar djalin e saj.

Ky lajm e ka publikuar korrespondenti i Reuters nga B dhe H  Daria Shito-Shuçiq, të cilin lajm, në një intervistë për Radiosarajevo.ba e ka konfirmuar dhe autori i filmit Shemsudin Gegiq.

Autori i filmit dokumentar Shemshudin Gegiq tha se nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka telefonuar e ëma e Alen Muhiqit, pasi kishte parë artikullin në lidhje me premierën e filmit.

"Ajo është në gjendje shumë të vështirë shëndetësore dhe për këtë arsye, ka shumë të ngjarë që deri në muajin maj mos të arrijë në Sarajevë. Ky do të jetë takimi i parë i Alenit me nënën e tij, "tha për Radiosarajevo.ba Shemshudin Gegiq.

Ai thekson se nuk dëshiron të ndikojë në ndonjë marrëveshje në mes nënës dhe të birit, dhe numrin e telefonit të nënës së tij ia përcolli Alenit dhe ua la atyre që të bien në dakord për takimin.

Të ëmën e Alen Muhiqit, gruan boshnjake nga Foça, ushtarët serbë e kishin përdhunuar shumë herë. Ajo si dëshmitare e mbrojtur është shfaqur edhe në gjykatë.

Është më se e vërtetë  se, ky takim do të filmohet dhe do të jetë skena e fundit e dokumentarit i cili përshkruan historinë e  jetës së Alen Muhiqit, ka  konfirmuar për Radiosarajevo.ba regjisori Shemshudin Gegiq.

Radmilo Vukoviq, babai biologjik i Alenit, para Gjykatës në B dhe H fillimisht është  dënuar me pesë vjet e gjysmë burgim për veprën penale të dhunimit e së ëmës së Alenit. Gjatë procesit të dëshmisë së ekspertizës është vërtetuar  se Vukoviq është i ati  i djalit të braktisur në spitalin e Gorazhdës. Gjykata e apelit Vukoviqin e ka liruar.

Aleni tani është 21 vjeçar. Jeton në Gorazhdë dhe punon si teknik medicinal në të njëjtin spital në të cilin është lindur.

/kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment