OBAMA: DO TË JEMI PAS TERRORISTËVE, BOMBARDIMET VAZHDOJNË

22.03.2016 (komentet: 0)

Obama ka theksuar se koalicioni ushtarak i prirë nga SHBBA-ja do të vazhdojë të bombardojë caqet e Shtetit Isamik në Siri dhe Irak, edhe pas sulmeve të sotme në Belgjikë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, nga Kuba ku ndodhet në një vizitë historike, ka folur edhe për sulmet e sotme terroriste në Belgjikë, të cilin e ka marrë përsipër organizata terrorist ISIS.

Obama ka theksuar se koalicioni ushtarak i prirë nga SHBA-ja do të vazhdojë të bombardojë caqet e Shtetit Isamik në Siri dhe Irak, edhe pas sulmeve të sotme në Belgjikë, transmeton KosovaPress.

“Do të jemi pas tyre”, ka thënë presidenti amerikan.

Janë mbi 30 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të lënduar si pasojë e dy sulmeve të koordinuara të xhihadistëve islamikë në Bruksel, të kryera sot.

Kthehu mbrapa

Shto koment