Nikoliq: Prishtina ka lëshuar pe

12.03.2013 (komentet: 0)

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka thënë se Prishtina ka lëshuar pe për çështjen e juridiksionit të komunave serbe në Kosovë dhe ka shfaqur shpresën se marrëveshja me Kosovën do të nënshkruhet gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

“Prishtina, e cila deri më tash ka këmbëngulur që secila zgjidhje të jetë në përputhje me kuadrin e saj ligjor, ka lëshuar pe”, u ka thënë Nikolliq gazetarëve në Bruksel, transmetojnë mediat serbe.

Sipas tij, takimi me Ashtonin, ka qenë i sinqertë dhe konkret, ndërsa është vlerësuar si e nevojshme ndryshimi i disa ligjeve që i kanë miratuar autoritetet në Prishtinë, por edhe ligjeve të Serbisë, që sipas tij, bashkësisë serbe do t’i mundësonin mbrojtje në pajtim me standardet evropiane.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, së bashku me zyrtarë të tjerë të Serbisë, përfshirë kryeministrin Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq.

“Marrëveshja do të nënshkruhet, nëse jo më 20, atëherë më 28 mars”, ka thënë Nikoliq.

Kurse baroneshës Catherine Ashton, ka theksuar se është folur në veçanti për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash.

”Diskutuam rreth çështjeve të hapura të veriut të Kosovës, në funksion të takimit të ardhshëm të takimin për noralizimin e marrëdhënieve që do të ndodhë më 20 mars në Bruksel”, thuhet në njoftimin e zyrës së baroneshës Catherine Ashton.

Në njoftimin e Ashton, theksohet se ajo do të raportojë për këtë, në prill, në përputhje me Konkluzionet e Këshillit të Evropës.

Autoritetet e Prishtinës janë shprehur kundër kompetencave ekzekutive dhe legjislative për asociacionin e komunave serbe.

Kthehu mbrapa

Shto koment