NIKOLIC: PËR SHKAK TË KRENARISË NUK E NJOHIM KOSOVËN

18.08.2013 (komentet: 1)

Presidenti serb, Tomislav Nikolic, tha se Serbia është e vendosur të mos njohë Kosovën edhe nëse do të rrezikonte anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.

 

"Serbinë tash e pret një periudhë e zhvillimit dhe prosperitetit. Jemi në rrugën e duhur për të hyrë në Bashkimin Europian, por jemi aq këmbëngulës që të mos njohim pavarësinë e Kosovës sa që jemi të gatshëm ta rrezikojmë atë rrugë, që është e ardhmja jonë, sepse ka diçka që quhet krenari”, ka thënë Nikolic.

Këto deklarata shefi i shtetit serb i ka bërë gjatë takimit me Presidentin e Fondacionit "Barack H. Obama", Abongo Malik Obama, që është vëlla nga babai i Presidentit të SHBA've Barack Obama.

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Burhani | 18.08.2013

'Mendja madhe ta then qafen!' (Populli).