Nenad Çanak: Do të ashpërsojmë luftën për autonomi

11.07.2012 (komentet: 0)

Lideri i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës Nenad Çanak tha se interpretimi i Gjykatës Kushtetuese se "dispozita ligjore sipas të cilave Vojvodina mund të krijojë zyra përfaqësimi në rajonet e Evropës gjegjësisht në Bruksel, nuk është në përputhje me Kushtetutën", "është sulm anticivilizues i pushteti të forcave izonacionaliste" ndaj të gjitha të arriturave në 10 vitet e fundit.

Çanak në një deklaratë për  "Tanjug", tha se është  "shumë interesant" që Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka filluar të veprojë menjëherë kur Tomislav Nikoliq u zgjodh president i Serbisë, dhe pasi u arrit marrveshja  "e  koalicionit kuq e zi".- Seriozisht kemi me ashpërsu  luftën tonë jo vetëm  vetëm për autonominë e Vojvodinës, por edhe për demokratizimin e Serbisë. Ajo që  nuk është bërë më herët dhe ka  sjellë Serbinë  në një pozicion të vështirë  - tha Çanak.
- Sigurisht se do t'i  informojmë  institucionet ndërkombëtare dhe do të ngritim  padi në Strasburg, dhe natyrisht se do të organizojnë veprim  të gjerë shoqëror- tha Çanak për të përditshmën sarajevase Dnevni avaz.Sipas tij,  është shum indikative  se viktima e parë e "kthim në vitet nëntëdhjetë" është autonomia  e Vojvodinës, e cila, siq tha ai, ishte viktima e parë e luftës për shkatërrimin e Jugosllavisë dhe futja e  rajonin në një akth të përgjakshëm të viteve të  nëntëdhjeta./Kokajpress/.

Kthehu mbrapa

Shto koment