"Mortaja e bardhë" shkatrron Serbinë dhe Kroacinë

03.08.2012 (komentet: 0)

Dikurë vendet më të populluara të ish-Jugosllavisë - Kroacia dhe Serbia po ballafaqohen me rënje të lartë të natalitetit .



 

Sipas statistikave zyrtare, numri i popullsisë  dikur i shteteve  më të mëdha për nga numri i banorëve  të krijuara me shkatrrimin e  ish-Jugosllavisë  është në rënie.
Statistikat kombëtare të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kroacisë, vendet me numër më të madh të popullsisë të dala nga  e ish-Jugosllavia, nga aspekti nacional edhe më homoxhene,  tregojnë se të dy vendet po  përballen me shkallë shumë serioze negative të rritjes natyrore të popullsisë , lajmëron  agjencia e lajmeve Anadolia (AA).
Serbia, në të cilën  në fund të vitit 2010.  e që është edhe informacioni i fundit  zyrtar statistikor mbi popullsinë të publikuara, në këtë vend  jetojnë 7,241,295 njerëz, në këtë vit  kishte një rritje negative të shtimit  natyror prej 4.8 për qind. Ky trend ka vazhduar nga viti i  kaluar edhe në  këtë vit.
Prandaj, në ekpozenë , me rastin e  emërimit të  qeverisë së re serbe, kryeministri serb Ivica Daçiq paralajmëroi  se një nga detyrat e para të administratës së tij do të jetë lufta me "murtajën  e bardhë".
 
Në Republikën Serbe shtimi është është negativ, ndërsa  në Federatën e  BiH është pozitiv
 
Trendit negativ të rritjes së popullsisë nuk i ka shpëtuar as Bosnja dhe Herzegovina (B dhe H), shteti  i tretë në rajon  për nga numri i popullsisë, e që vlerësohet të ketë rreth 3.839.737 banorë.
Bosnja dhe Hercegovina në vitin 2010 ka  shënuar rritje negative të popullsisë prej 0.4 për qind, nga kjo  Republika Serbe (RS) ka shkallë  është negative, ndërsa Federata e B dhe H ka shkallë  pozitive .
Republika Serbe, e cila ka rreth 1.4 milion banorë, ka një rritje negative popullsisë në dhjetë vitet e fundit.
Demografët  në Republikën Serbe  argumentojnë se popullsia e këtij etniteti gjat nji viti  reduktohet  për aq sa   një komunë e vogël, gjegjësisht për  rreth tre mijë banorë.

Vitin e kaluar popullsia e RS ka pas një rënje  prej 2.9 për qind.
Në Federatën   e  B dhe H, situata është dukshëm më  ndryshe. Sipas vlerësimeve zyrtare, në  Federatën e B dhe H  jetojnë rreth  2.3 milionë banorë dhe shënon  një rritje të vogël të  popullsinë me   një normë prej 0.6 për qind (të dhënat nga 2011.).
Rritje pozitive natyrore, sipas shifrave të fundit, është shënuar në kantonin e Tuzllës (TK). Kantoni i Sarajevës (KS) disa vjet me radhë   ka një trend negativ, ndërsa në Gorazhdë  vitin e kaluar është shënuar  "mesatarja  evropiane", gjegjësisht  zero rritjes të numrit të  popullsisë .
Shkalla më e lartë e lindjeve në Kosovë
Në krahasim me Serbinë , Kroacinë dhe një pjesë të Bosnjës, Kosova, Malit i Zi dhe Maqedonia, sipas statistikave tregojjnë se  popullsia e këtyre vendeve ëhstë në rritje.
Kosova sipas regjistrimit të fundit të popullsisë ka rreth 1 733 872, dhe sipas  të dhënave të fundit zyrtare nga vit 2010, kishte një rritje të popullsisë prej 12 për qind.
Sa për ilustrim, po japim disa të dhëna dhe krahasuese sipas vlersimeve të vitit 2010.
Struktura moshore e popullsisë në Serbi sipas vlerësimëve është :
nga mosha 0-14 vjet : 15,2 % (në Kosovë27.2%),
nga 15-64 vjet : 68,1 % (në Kosovë 66.1%).
Ndërsa 65 vjeç e më tepër: 16,6 % (në Kosovë 6.7%)
 
Përqindja e lindjeve në krahasim me vdekjet në Mal të Zi në vitin 2010, si shtet  me numër më të vogël të banorëve në ish-Jugosllavi, ishte më e lartë për 2.9 për qind. Nataliteti në Maqedoni në të njëjtën periudhë ishte 1.6 për qind.
Edhe pse ka një trend pozitiv, maqedonasit dhe malazezët në vitet e fundit ka shënuar një rritje të ngadaltë të popullsisë.
Kështu, shtimi natyrorë në dekadën e fundit në Maqedoni është zvoglu për dy përqind, sepse në vitin 2001, krahasuar me 1.6 për qind në vitin 2010, ishte 3.6 për qind.
/Ismet Azizi/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment