Letra e babait që tronditi Balkanin

18.08.2013 (komentet: 1)

Një kroat ka përlotur të gjithë balkanin. Ai para dy viteve e ka ngritur në këmbë të gjithë vendin pasi që nuk kanë dashur ta operojnë djalin e tij për arsye se atë ditë është festë. Pas atij rastit ai i ka shkruar një letër të birit që i ka prekur të gjithë.

 

"Guximi im - sot është dita e emrit tënd. Babi përsëri nuk është në shtëpi. Unë sot jam zgjuar shumë herët edhe pse mbrëm kam punuar deri vonë, por përsëri jam në këmbë. Nëna më tha se shpesh herë në ditë po më kërkon, por dashuria ime un po punojë nga 20 orë në ditë, 27km largë nga ju.  Por nëse është nevoja un do të punojë tërë ditën, dhe do ta mbledhi çdo cent që të shëroj ty djali im i dashur. 

Kampioni im, sot është festa e emrit tënd. kjo festë nuk është shumë me rëndësi tash, por ta dish se një ditë do të kthehm në familje dhe atëher kjo do të jetë një ditë e madhe për ne. 
Unë jam shumë i mërzitur se nuk i kam parë hapat e tu të parë, nuk i kam ndegjuar fjalët e tua të para, nuk kam qenë afer teje kur ke hedhur guralecë në det..  

Por kjo nuk do të thotë se babai  të do pak. Un e di se ti je një luftëtar i madh, e di se ke luftuar me fatin për dy herë i ke mbijetuar operacioneve që ke pasur në zemër. Ata burrat me bluza të bardha që ti i urren janë vetëm njerëz të mirë. Ti je një luftëtar i madh biri im, të gjithë shokët e tu që ishin në spital me ty në Mynih, kanë shkuar në qiell kurse ti ende ke mbetur djali im dhe qëndron në tokë.  

Kam humbur në peshë 24 kg, të gjitha  baterit më janë bërë  bosh, edhe babi është  pothuaj në një fund. Tani mbreti im duhesh të luftosh përsëri, sepse un më jam në fund fizikisht dhe mentalisht, por ti duesh të mbetesh i fortë dhe ta fitosh këtë luftë. 
Un duhet deri në frymën e fundit të punojë për ta kthyer mbrapa kredin që naj dhanë ata njerëzit e mirë që na mundësuan për të shpëtuar ty. Mos harro një ditë babi do të kthehet përsëri tek ti.  

Do ta lus perëndinë që të më  japë forcë që një ditë të  jem afër teje, prë të të mësuar si ta futësh topin e parë në shportë, dua që të jem afër teje që të të mësoj të notosh, të mësoj ta ngasësh biçikletën. Nuk do të dhemb më zemra kur në mëngjes do ta hapi derën dhe do të më shohësh përsëri.

Ne do të jemi të lumtur të premtoj, babai do të kthehet ti do ti mbijetosh operacionit dhe do të jemi së bashku për 24 orë në ditë.

Duhet të kthehm në punë bir, për ty, për ne urime festën./Albtime.com

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Burhani | 18.08.2013

Gazetarucat, si shumë të tjerë 'profesionistë' e bëjnë punën 'shkel e shko'! Me aq shumë gabime shkrimi, ia humbë lezetin (përkthimit) shkrimit sado i mirë dhe emocional të ketë qenë shkrimi fillestar!