Largimi i të rinjëve nga Kosova nuk ka të ndalur

17.09.2012 (komentet: 0)

Gjatë fundjavës autoritetet kompetente të qarkut Çongrad në Hungari kanë zbuluar më shumë se njëzet emigrantë të paligjshëm që arritën në Hungari nga Serbia, sipas policisë së departamentit të këtij qarkut.

 

 

Sipas të përditshmës beogradase Danas , agjencia MTI  transmeton se në rajonin e Reskes  natën e së shtunës zbuluan dy emigrantë nga Pakistani dhe pesë nga Kosova, dhe të dielën në mëngjes në afërsi të vendbanimit  Morahalom patrulla policore  ndaloi një makinë të udhëtarëve , në të  cilin u gjetën  katër afganë, ndërsa në afërsi të automjetit janë gjetë edhe dhjetë tjerë, të gjithë me origjinë nga Afganistanistani.

Në këtë pjesë të Hungarisë emigrantët  ilegalë kanë arritur  gjatë fundjavës nga Rumania .  Në vendkalimin kufitar  Nadllak në afërsi të kufirit rumun u gjetën  dy emigrant pa dokumenta nga Kosova, të cilët  gjithashtu u përpoqën të kalonin kufirin ilegalisht.

Kthehu mbrapa

Shto koment