Kosova, në shtatë kushtet e Gjermanisë për Serbinë

10.07.2014 (komentet: 0)

bundestagu-gjerman-659x370
Parlamentarët gjermanë, në krye me deputetin e CDU-së Andreas Schokenhof i kanë rikujtuar Beogradit se Gjermania qëndron pas shtatë kërkesave të saj nga Serbia, shkruan B92.


Sipas deputetit serb të Partisë së Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka – NDS) Aleksandar Senić, pala serbe ishte interesuar se kur mund të pritet hapja e kaptinës së parë negociuse për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe se ata  kishin marrë përgjigjen se gjermanët edhe tutje mbesin pranë shtatë kërkesave të tyre.

“Ata kërkojnë implementimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe sidomos dënimin e frymëzuesve të djegies së Ambasadës Gjermane më 2008″, ka deklaruar Senić.

B92 rikujton të shtatë kërkesat/kushtet e Gjermanisë parashtruar Serbisë nëse dëshiron ta sheh veten në Bashkimin Evropian.

-          Reforma e jurispudencës dhe lufta kundër korrupsionit – E domosdoshme të bëhen përpjekje të mëtejme, e mes tyre edhe zbatimi i suksesshëm i reformave.

-          Një përparim i dukshëm në zbulimin dhe ndjekjen e kryesve të djegjes të Ambasadës së Gjermanis më 2008 – Ende nuk është zbuluar se kush qëndron pas sulmit dhe nuk është ngritur aktakuza lidhur me këtë.

-          Pajtimi në rajon: nuk duhet të ketë intepretime të reja të historisë, për shembull, lidhur me gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës – Nëse vazhdon zhvillimin pozitiv (“realizimi i kontakteve me fqinj, takimet e kryetarit të Serbiës dhe kryetares së Kosovës”) – pritjet tona do të plotësosheshin.

-          Zbatimi  i plotë i marrëveshjeve mes Beogradit dhe Prishtinës, marrëveshja mbi vazhdimin e dialogut jo vetëm rreth energjisë dhe telekomunikacionit.  – Është e domosdoshme të vazhdojnë hapat e mëtejmë: zbatimi i marrëveshjeve të driitashme (sidoms për menaxhimin e integruar të kufinjve). Krahas arritjes së marrëveshjes për telekomunikacionin dhe energjetikën.

-          Fillimi i heqjes së strukturave paralele në aparatin e sigurisë dhe administrimit në veri të Kosovës, sikur edhe në fushën e financimit të tyre – Janë të domodoshme marrëveshjet mbi heqjen e strukturave paralele serbe, që do të pranohej edhe nga popullata serbe në veri të Kosovës, dhe fillimi i zbatimit të kësaj – sidomos në sektorin e sigurisë, jurispudencës dhe administrimit, krahas kontributeve financiare publike të Serbisë.

-          Ndikimi i vazhdueshëm i Beogradit  tek serbët në veri të Kosovës me qëllim të realizimit të një bashkëpunimi aktiv me EULEX-in dhe KFOR-in dhe ndryshimi i vetëdijes. -Është i nevojshëm ndikimi i mëtejmë i Beogradit tek serbët në mënyrë që të vendoset liria e lëvizjes e EULEX-it dhe në mënyrë që serbët të bashkëpunojnë me misionin e EU-së në hetimet rreth sulmeve me bomba (rreth 20 sulme ende nuk janë zbardhur).

-          Një vullnet i dukshëm për normalizimin juridikisht obligues të raporteve me Kosovën, me perspektivën se Serbia dhe Kosova, si dy shtete anëtare me të drejta të plota, nëmënyrë të pavarur dhe bashkërisht t’i përmbushin të drejtat dhe obligimet e tyre.  - Kjo perspektivë duhet të arrihet si një marëveshje kontraktuale (për shembull në formën e Marrëveshjes mbi raportet e mira fqinjësore) dhe duhet të jetësohet para përfundimit të marrëveshjeve mbi asociimin.

/faktinews/

Kthehu mbrapa

Shto koment