Konfirmohet njohja nga Sao Tome e Principe

17.03.2012 (komentet: 0)

Shteti Sao Tome e Principe është shteti i radhës që e ka njohur Republikën e Kosovës. Sipas MPJ-së, ky është shteti i 89-të që e ka njohur vendin tonë për shtet të pavarur.

 

 

Qeveria e Sao Tome e ka njohur Kosovën si një shtet sovran dhe anëtar të plotë të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë për shtyp të Këshillit të Ministrave të këtij vendi, transmetojnë mediat.

Vendimi u miratua në seancën e fundit të Këshillit të Ministrave të Sao Tome, të mbajtur të mërkurën, dhe u miratua pa hollësi të mëtejshme. “Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për njohjen ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në vendim.

 Kliko ( për të parë vendodhjen):Republika Demokratike e Sao Tome dhe Principe (port. Republica Democratica de Sao Tome e Principe) është një vend i vogël, i cili përbëhet prej dy ishujve në Gjirin e Guinesë. Ishujt janë të vendosur 140 km larg, dhe gjendet rreth 250 kilometra në veri-perëndim të brigjgdetit të Gabonit. Sao Tome është e vendosur pothuajse saktësisht në ekuator. Uemërua sipas Shën Thomait, në të cilit ditë Portugezët zbuluan këtë ishulli. St Thomas është e vendosur pothuajse saktësisht në ekuator.

Ishulli  u zbulua nga marinarët portugez në mes viteve 1469 dhe 1472. Vendbanimi i parë Sao Sao Tome e ngriti në vitin 1493 Alvaro Caminha I cili kishte marrë tokën nga mbreti portugez. Principe  është themeluar nga një marrëveshje e ngjashme në vitin  1500. Portugezët , duke përdorur skllevërit  në mesin e shekullit të 16 shekulli e hsëndrruan  ishullin në eksportuesin më të madh të sheqerit në Afrikë.

Ishujt Sao Tome dhe Principe ndodhet në kontinentin Afrikanë, në gjirin e Guinesë, në perëndim të Gambisë. Sipas OKB-së këta ishuj hynë në rajonin e Afrikës qendrore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën perëndimore.

Sipërfaqja e përgjithshme e ishujve Shën Toma dhe Principe është 1,001 km2 (10 herë e diçka ma e vogël se Kosova)shtrihen rreth koordinatave gjeografike 1 00 ‘‘‘V’’’, 7 00 ‘‘‘L’’’.

Ishujt Shën Toma dhe Principe kanë një vijë bregdetare 209 km dhe nuk ndajnë ndonjë pjesë të tyer me fqinjët.

Klima në Ishujt Shën Toma dhe Principe është tropikale e nxehtë me vapë dhe një sezonë reshjesh shiu që fillonë në tetor dhe zgjatë deri në maj.

Relievi i Ishujve Shën Toma dhe Principe është me prejardhje  vullkanike dhe malorë. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanini Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,024 metrave në vendin e quajtur Pika e Shën Tomës (ang.: Pico de Sao Tome ).

Popullsia: 159 883 (Korrik 2000)

 

Vdekshmëria e foshnjave: 50.41 të vdekur/1.000 lindje (2000).


Mosha mesatare:

e përgjithshme: 65.25 vjet

mashkuj: 63.84 vjet

femra: 66.7 vjet (2000 est).

Numri i fëmijëve për grua: 6.08 fëmijë të lindur / grua (2000).

Feja: të krishterët 80 për qind

Gjuha: portugalisht (zyrtare)

 

Si pasurit natyrore të Ishujve Shën Toma dhe Principe sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Peshkimi dhe prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 6.25 % e sipërfaqes së vendit.

Kthehu mbrapa

Shto koment