Komunat maqedone: Gjeni nuse nga Shqipëria e Rusia, dasmën e keni të paguar

22.08.2013 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Novacit të Manastirit dhe ai i Makedonski Brod, në praktike po e që zbatojnë apelin e kryeministrit Nikolla Gruveski që gratë maqedonase të lindin më shumë fëmijë me qëllim të rritjes së natalitetit – dasmat me para nga buxheti i komunës

 

 

Zejnulla Veseli
Shkup, 21 gusht – Pas kryetarit të komunës së Novacit nga Manastiri cili një vit më parë në praktike filloi të zbaton apelin e kryeministrit të Maqedonisë NIkolla Gruevslki që maqedonasit të bëjnë më shumë fëmijë dhe at duke u ofruar beqarëve të kësaj komune të gjitha harxhimet e dasmave nëse arrijnë të gjejnë vajza nga Shqipëria, tani edhe kryetari e Makedonski Brod-it, MilosimVojnevski, të gjithë të rinjve nga kjo komunë, beqarëve të Poreçjes u ofron udhëtim gratis por kësaj radhë jo drejt Shqipërisë por për në Rusi dhe Ukrainë që atje të gjejnë nuse. Ai mes tjerash u premton edhe dasmë në llogari të komunës.

Në Makedonski Brod dikur jetonin 24.000 banorë, kurse tani jetojnë vetëm 8.000 banorë. Vajzat “ikin” në qytete më të mëdha në vend apo jashtë shtetit, kurse meshkujt ballafaqohen me deficit të femrave për martesë. Një problem i këtillë e shtyri Vojnevskin të i ofrojë mbi 200 beqarëve në kohë që dashurinë ta gjejnë në Rusi dhe Ukrainë.

Organizata joqeveritare nga Manastiri i ofron ruset dhe ukrainaset e reja beqarëve nga Poreçje, por që deri më tani janë paraqitur vetëm katër beqar. Që të krijohet grupi për udhëtim në Rusi dhe Ukrainë duhet të paraqiten
Për dallim nga kryetari i komunës së Makedonski Brod një vit më parë , kryetari i Komunës së Novacit Lazar Kotevski, përmes medieve lokale elektronike dhe të shkruara apeloi deri të beqarët e kësaj komune që të gjejnë vajza nga Shqipëria me qëllim që ta rrisë numrin e fëmijëve.

Gjithashtu Kotevski për të inkurajuar beqarët maqedon që të martohen me vajza nga Shqipëria informoi se komuna u mbulon të gjitha shpenzimet e martesës, gjithashtu në grupe organizon takimin e nuseve të reja të sapo martuara nga Shqipëria në Maqedoni, duke u shtruar drekë solemne dhe vizita falas të muzeve dhe lokacionin arkeologjik Heraklea në afërsi të Manastirit.

Njëherit Kotevski dërgoi dhe një porosi të fortë për beqarët se nëse arrijnë të gjejnë nuse në Shqipëri, atëherë komuna jo vetëm që harxhimet e rrugës, por do t’i mbulojë edhe harxhimet e kurorëzimit, harxhimet e priftit për ceremoninë kishtare dhe në fund harxhimet e dasmës..

Ai po ashtu një vit më parë kishte deklaruar se martesa e beqarëve maqedonase me vajza nga Shqipëria është edhe Strategjia e Komunës së Novacit, e cila siç ka thënë Kotevski, dukshëm do të ndikojë në rritjen e natalitetit në këtë komunë, e cila ka 44 vendbanime me 3500 banore, ndërsa brenda një viti lindin jo më shumë se 30 fëmijë.

Ai po ashtu kishte deklaruar se falë këtyre martesa të përziera, në Komunën e Novacit është rritur edhe numri i fëmijëve të lindur, prandaj Novaci me ndihmën e Ministrisë së Arsimit ka filluar me vendosjen e shkollave montazh nëpër shumë fshatra të kësaj komune.

Kthehu mbrapa

Shto koment