Kina dhe Japonia drejt luftës!

29.11.2013 (komentet: 0)

Midis Kinës dhe Japonisë ka filluar një konflikt i pashmangshëm për identifkimin e “zonës së mbrojtjes ajrore”. Avionë japonezë dhe koreano-jugor kanë fluturuar mbi këtë zonë. “Zona e mbrojtjes ajrore” përfshin ishujt e njohur si Senkaku në Japoni dhe Diaoyu në Kinë, të cilët pretendohen edhe nga Tajvani si dhe Korea e Jugut.

Kina dhe Japonia drejt luftës!

 

Autoritetet kineze deklaruan se “të gjithë avionët që kalojnë mbi këtë zonë, duhet të regjistrojnë planin e fluturimit dhe të identifikohen”, përndryshe do të përballen me “masa të menjëhershme mbrojtjeje”. Japonia nuk ishte i vetmi vend që e ka kritikuar Kinën për krijimin e një zone të identifikimit ajrore të Mbrojtjes dhe 'Tokio” është qëllimi i vetëm i shtypit kinez. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia si dhe Korea e Jugut e ka kritikuar Kinën për zonën e mbrojtjes ajrore. Kina shpjegoi se përcaktimi i kësaj zone është plotësisht i justifikuar dhe i ligjshëm, por SHBA-të e cilësuan lëvizjen destabilizuese dhe dërguan dy avionë bombardues B-52 mbi këtë zonë.

Kthehu mbrapa

Shto koment