Kërkesë e re për rehabilitimin e Aqif Effendiut

15.11.2012 (komentet: 0)

Pazari i Ri ( Novi Pazar) – Nuk është vendosë pikë në procesin e rehabilitimit gjyqësor të Aqif Effendiut. Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNV) këtë ngjarje e nisë nga fillimi, dhe pran Gjykatës së Lartë në Novi Pazar, avokati i KKB-së, do ta nisë një proces të ri për rehabilitimin e Aqif Effendiut.

 

Këtë informacion për opinion  e konfirmoi Miroljub Veljoviq, kryetar i Gjykatës së Lartë në këtë qytet.

Presidenti KKB Esad Xhuxheviq më parë kishte mohuar se kërkesa për rehabilitim është tërhequr, duke argumentuar se rasti nuk është përtëri në bazë të  ligjit  të ri  për rehabilitim, i cili  u miratua vitin e kaluar.

Historia e rehabilitimit të Acif Effendiut është e gjatë  thuajse dy dekada. Së pari, Partia e Akcionit Demokratik e Sanxhakut (SDA), i kryesuar nga Dr Ugljanin, ministër aktual pa portofol në qeverinë serbe, kishte miratuar  deklaratën e Këshilli Kombëtar Musliman të  Sanxhakut (tani KKB) dhe vendimin për rehabilitim e plotë të Aqif Blytës. Kur qështja  është ri-aktualizuara Këshillit Kombëtar Boshnjak në nëntor të vitit  2009 inicoi  diskutimin  publik dhe procesin e rehabilitimit të plotë gjyqësor të Aqif Effendi Blytës, me qëllim të ndriqimit të personalitetit të kësaj figure   të shquar historike të Sanxhakut.

Pas dorëzimit të kërkesës së re , këshillit gjyqësor do t’i propozohet që akgjykimin origjinal të vitin 1945 zyrtarisht të sigurohen  nga ana e Arkivit Historik.

Aqif Effendi Blyta  gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte administruar me  qytetin e  Novi Pazarit ndërsa pushteti  komunist nga i cili  akuzohet  se kishte  bashkëpunuar  me forcat pushtuese u  pushkatua bashk me bashkëpunëtorët e vet me 21  janar të viti 1945 në vendbanimin e sotshëm  Haxhet të  Novi Pazarit. Shumica dërrmuese e boshnjakëve e konsiderojnë atë një hero kombëtar, sepse ai kishte udhehequr këtë poull në mes të Dy Luftërave Botrore dhe qytetin e kishte  mbrojtur me ndihmën që i erdhi nga Kosova  nga sulmet qetnike. Në anën tjetër një numër i vogël, lojal të sistemit  e akuzojnë gjëja se ka tentu që popullsinë myslimanë të Sanxhakut t’a shqiptarizoj gjat kohës sa ka administruar me qytetin e  Novi Pazarit.

Në kuadër të manifestimit të vitit 2012 si vit të trashëgimisë kulturore të boshnjakëve në Serbi, KKB ka vendosur pllakën përkujtimore të Haqif Efendiut  në zonën shetitore në qendër të qytetit.

Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të bujshme , ndërsa qeveria serbe ka urdhëruar ministrinë përkatëse për të hetuar rastin dhe të gjejnë një mënyrë për të hequr plakën përkujtimore.

Ndërkohë Rasim Lajiq ministër në qeverinë serbe pak ditë më parë në emisionin televiziv “Kažiprst” ("gishti tregues") të TV B92, ka vlerësuar se kjo ngjarje "dikujt i duhet për promovimin politik” dhe e quajti “badallallëk” vendosjen e pllakatës. Qeveria e Serbisë nuk ka hequr dorë nga heqja e pllakatës. Është dhënë urdhër administratës komunale për ta larguar dhe nëse nuk hiqen do të inicohet  procedurë", tha Ljajiq, transmetojnë mediat lokale dhe ato serbe.

/Ismet Azizi/   

Kthehu mbrapa

Shto koment