Jozyrtare: Stanaj është vrarë nga një shqiptar nga Kosova?!

09.03.2013 (komentet: 0)

Biznesmeni nga Podgorica dhe bashkëpronari i kompanisë së fuqishme Roksped, Anton Stanaj (42), i cili u vra të premten në Sudan, sipas informatave jozyrtare u vra nga partneri i tij i biznesit, një shqiptar nga Kosova.

 Anton Stanaj

 

Stanaj, siç shkruan Vijesti, është vrarë në hotel, pasi sekretari e lajmëroi se po e kërkon partneri i biznesit për një bisedë. Thuhet se vrasësi i kishte borxh Stanajt.

Familja Stanaj ka informuar mediat malazeze në lidhje me vdekjen tragjike të anëtarit të tyre.

Stanaj në Sudan kishte kompani për prodhimin e duhanit, ndërsa aty u vendos pasi Gjykata e Qarkut në Beograd dy vjet më parë e dënoi me burgim dhe një gjobë prej 100 mijë eurove, nën akuzën e kontrabandës së cigareve në rajon. Stanaj, megjithatë, është liruar me kaucion prej 400 mijë eurove.

Firma e tij në Podgoridcë, Roksped, merret me shitjen e duhanit dhe veturave. Kjo firmë ishte distributor i autorizuar për shitjen dhe servisin e veturave Volkswagen dhe Audi. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment